"Ministria flet fjalë të bukura por nuk ngre problemin e fshatarit" Fermerët e Fierit: Po falimentojmë
Fermerët dhe blegtorët e zonës së Sektor Semanit në Fier po kalojnë një periudhë pasigurie dhe frike për të ardhmen.
Çmimi i naftës ka prekur vlerat më të mëdha ndonjëherë në vendin tonë, ndërsa bashkë me karburantin janë rritur pothuajse të gjitha produktet e tjera që për feremerët po bëhet e papërballueshme.
"Jemi zero. Nafta vajti 2 mije lekë kg. Çmimet po vejnë në stratosferë për fermerin. Nafta është shumë shtrenjtë. Tokat nuk i plugojmë dot" thonë fermerët.
Thonë se ndihma e shtetit për ta nuk ekziston.
"Ministria mund të thotë shumë fjalë të bukura por nuk e kam parë të ngrejë një herë problemin e fshatarit. Si mund të shtoj krerët kur nuk kam ushqim?!"
Të gjendur përballë rritjes së çmimeve, dhe neglizhencës së shtetit, ata thonë se e vetmja zgjidhje është që të mos merren më as me bujqësi e as me blegtori.
"Edhe pse kemi një jetë që merremi me ta do detyrohet ti heqim"
Ky vit ka qenë një periudhe e vështirë për fermerët e Fierit pasi ata disa herë kanë shprehur zhgënjimin e tyre si me farërat, me përmbytjet dhe me mungesën e tregut për produktet.
