Studenti: Në Gjermani jemi të mirë në vendin tonë jo. Faji është i mundësive që kemi këtu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 21:32
Në studion e Ora News ishte i ftuar student, bordi kombëtar studentor Gevio Tabaku, i cili foli për një sërë problematikash që shqetësojnë të rinjtë.
Përballë Gazetares Sonila Musai ai u shpreh se të rinjtë tonë janë shumë të mirë se dëgjojmë që janë dembelë.
"Nuk janë dembelë. Se kur shkojnë në Gjermani gjejnë punë krijojnë të ardhura të mira ndihmojnë prindërit. Si ka mundësi që në Gjermani bëhen të mirë e jo në Shqipëri. Është faji i mundësive që kanë këtu."
