Kozeta Kurti tregon si u ftua të bëhej pjesë e Ora News: Gjeta konceptin e lirisë

Në pjesën e tretë të emisionit ‘jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme ishin të ftuar dy gazetaret Anjola Hamzai dhe Kozeta Kurti, në kuadër të 15 vjetorit të krijimit të televizionit “Ora News”.

Kurti rrëfeu në studio eksperiencën e saj disa vite më parë në këtë televizion, ku shprehu shumë nostalgji dhe emocione që i kishte dhuruar për vite me radhë.

“Kam moderuar për 4 vite me radhë emisionin e mëngjesit “Mëngjes express” këtu në televizionin “Ora News”. Gjatë kësaj periudhe kam ndërruar partner shumë shpesh, them kështu pasi janë ndërruar shpesh stafi që unë punoja me ta. Ishte shumë e vështirë dhe përgjegjësi e madhe për mua asaj kohe, pasi është vështirë ti besoje lirin e një programacioni një vajze që unë isha vetëm 25 vjeç asaj kohe, është përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh  Kurti.

 Ndërsa, Hamzai gjithashtu u shpreh se ndjente nostalgji për periudhën kur punonte në këtë televizion, pasi për të ishin edhe fillimet e para në “Ora News”.

“Për mua është shumë nostalgji në ditën e sotme, pasi të them të drejtën unë këtu e kam nisur rrugëtrimin tim në këtë profesion”, u shpreh Hamzai.

Kurti u ndal tek vështirësitë e hasura, ku u shpreh se “nuk ishte kaq rehat të të vijnë lajmet dhe informacionet në duar, duhet shumë punë dhe angazhim për të marrë një material. Se tashmë këta merren nëpërmjet rrjeteve sociale, më parë ishte e vështirë shumë”. 

Ndalur tek një ndër eksperiencat e tyre më shumë të vështira gjatë ushtrimit të profesionit, Hamzaj cilësoi transmetimet në kohën e terrorizmit, por nuk anashkaloi edhe momentet gazmore në redaksi dhe më pas dalja në transmetim live në edicionin informative.

“Situatat kanë qenë nga më të ndryshmet, pasiguritë në moment të caktuara, transmetimi që ishte 24 ore ‘live’, edhe eksperiencat kanë qenë të ndryshme për të kuptuar edhe atë nëse apo e bëj ashtu siç duhet. Situata që unë e kam përjetuar ka qenë periudha e terrorizmit, raportimi në këtë ngjarje. Ose ka nga ata raste kur ti në redaksi me kolegët mund të jesh duke diskutuar diçka për të qeshur, dhe krejt papritur futesh në edicionin e lajmeve, është ajo situata e vështirë ti rikthehesh transmetimit pas asaj të qeshurës. Sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë kronikë të zezë, dhe ti që del në lajme me fytyrë të buzëqeshur, përveçse dukesh keq, por nuk është as etike”, u shpreh Hamzaj. 

Ndërsa, Kurti tregoi për rap[ortimet ‘live’ nga terreni dhe momentet kur harron se je në lidhje të drejtpërdrejtë. 

“Ka pasur raste kur nuk e kam kuptuar nëse jam në transmetim apo jo, dhe ti që bën kështu veprimesh në terren pa e vënë re. Ka situata pafund, që të shkaktojnë të qeshura” përfundoi Kurti.