Roza Lati: Intervista me Ritën siklet, i tha të gjitha
Pjesën e dytë të emisionit “Jeto me orën” në RTV Ora ishin të ftuar ditën e sotme moderatorja e emisionit “Why Not” Roza Lati dhe moderator i lajmeve Arnold Kariqi. Kariqi në studio foli për angazhimin e tij në televizionin “Ora News” dhe atmosferës së ngrohtë që i ka dhuruar ky televizion prej 6-muajsh.
“ Unë kam 6 muaj, që jam bashkuar stafit të televizionit “Ora News”. Nuk e mendoja ndonjëherë që do jem pjesë e televizionit, dhe pse e kam pasion. Unë pëlqeja angazhimin në politikë, por erdhi koha të shkëputesha nga aty për këtu ku jam. Politika neve si të rinj nuk na ka dhënë ndonjë favor shumë të madh për t’u impresionuar. Në këtë televizion kam gjetur një ngrohtësi, një staf shumë të mirë dhe besoj se nuk do të iki më”, u shpreh Kariqi.
Më tej ai tha se të moderosh lajmet nuk është aq e lehtë siç e dija në fillim, pasi sipas tij në raportimet ‘live’ duhet të jesh shumë i informuar për ngjarjen që ka ndodhur.
“Unë pëlqeja në televizion të moderoja lajmet, pasi më dukej më e thjeshtë. E mendova sikur do merrja atë skaletën e lajmeve edhe vetëm do të lexoja ata, por në fakt nuk është ashtu. Kemi raste kur jemi ‘live’ me ngjarje të ndryshe, duhet të jesh i informuar të menaxhosh situatën si duhet në transmetim”, u shpreh më tej Kariqi.
Ndër eksperiencat e tij më të mira, ai solli në studio intervistën e zhvilluar me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
“Intervista ime me ish-kryeministrin Berisha ka qenë një ndër intervistat më të mira. Pasi, ai përveçse është komod, por të mban pranë audiencës, pas çdo fjale del një lajmë. Në përgjithësi për mua është më e lehtë kur kam të ftuar në studion e lajmeve politikanë, sepse jam i informuar dhe në brendësi të ngjarjeve. Kjo sepse, jam marrë me politikë mbi 10 vite, që fëmijë”, tha ndër të tjera ai.
Së fundmi, Kariqi solli në vëmendje një ndër rastet më të sikletshme të tij në lidhje ‘live’.
“Ishte një rast kur kishte të bënte me një ngjarje që një person rezultonte i vdekur, ndërkohë që po thoja janë gjetur eshtrat e tij, më njoftojnë se ende është gjallë. Atëherë, pa kuptuar them janë gjetur eshtrat e tij, por ai rezulton gjallë, pra me pak fjalë nuk kuptova çfarë po thosha në ato momente”, përfundoi ai.
Ndërsa e ftuara tjetër moderatoria Lati, u shpreh se “kam 5 vite tek “Ora News”, dhe saherë që dal është një emocion në vete.
Më tej, ajo u shpreh se të intervistosh nënën e saj artisten Rita Lati, është një vështirësi e madhe.
“Është siklet të intervistosh Rita Latin, që nga moment kur e fton e deri ku ta bindësh të vij këtu në studio. Kur vjen Rita Lati në studio, unë ngrij e tëra, të fal shumë emocione”, u shpreh Lati.
Në përfundim, ajo u ndal në emisionin që drejton “Why Not”, ku tha se në fillim e kishte mor me shumë stress, për shkak të përgjegjësis së madhe që ndjente.
“Kur kam bërë transmetimin e episodit të parë të emisionit “Why Not”, kisha shumë stres, saqë nuk haja dot asgjë. M’u zvogëlua stomaku”, përfundoi ajo.
