Sokolaj rrëfen fillimet në Ora News: Sfida e fundit ishte protesta në selinë e PD- së, stafi u përball me goditje

Trashgim Sokolaj, drejtor i Informacionit “Ora News”, është shprehur se ardhja në këtë televizion ka qenë një sfidë, pasi  më parë ka punuar në shtypin e shkruar.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” me rastin e 15 vjetorit të RTV Ora News, ndryshe nga shtypi i shkruar në televizion koha është e shkurtër.

Ai tha se stafi i televizionit ka qenë një mbështetje për të, pasi stafi i RTV ORA funksionon si i tërë.

Trashgim Sokolaj: Unë kam filluar në vitin 2017, kam ardhur nga shtypi i shkruar. Më është dashur një periudhë kohe për t’u ambientuar. Sfida që kam pasur ka qenë momenti i kalimit  nga shtypi i shkruar në televizion. Shtypi i shkruar nuk ka kufizime kohore, në televizion është ndryshe. Ka qenë një kalim i natyrshëm, Më është bërë më i thjeshtë nga bashkëpunimi që  kam gjetur. Sot që flasim TV ORA News, kanë një skuadër që funksionon si e tërë.

Po ashtu ai ka rrëfyer dhe një nga momentet më të vështira me të cilat është përballur stafi i televizionit kohët e fundit.

Trashgim Sokolaj: Në nga momentet më sfiduese që ne kemi pasur kohët e fundit ka qenë më 8 janar. Stafi i Orës u godit në momentin që ishin live. Pati një moment kur situate arriti në kulm, ku çdo ekran që kishim përpara u fik. E vetmja  gjë që kishim në mendje ishte stafi, dhe gjendja e tyre shëndetësore. Gazetarët punojnë në kushte shumë të vështira, përballen me situata të ndryshme.