Beteja ligjore në Gjykatë Kushtetuese vijon të enjten. Dervishaj: Nuk ka shkarkim të Ilir Metës

Pas më shumë se 10 orësh në një seancë maratonë, Gjykata Kushtetuese e shtyu vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Meta për të enjten e katër shkurtit. 

Në mbyllje të seancës, pasi Kushtetuesja kishte rrëzuar shumë prej pretendimeve të Presidencës, Këshilltari ligjori i presidenti Bledar Dervishaj tha se presidenti nuk është i shqetësuar. Sipas tij nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim.

Vendimi për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta u shty për të enjten e 3 shkurtit.

Në seancën maratonë të kësaj të martë, që nisi në orën 10 të paradites, presidenti Meta nuk ishte i pranishëm, por ishin përfaqësuesit e tij ligjorë.

Këshilltari ligjori i presidenti Bledar Dervishaj, pas përfundimit të seancës tha se presidenti nuk është i shqetësuar.

Sipas tij nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim.

“Procese të tjera të rëndësishme të vendit si ai për zgjedhjet vendore ashtu si dhe të këtij procesi u konstatuan shkelje procedure të ligjit.  Në këtë moment kur janë kryer shkelje  në caktimin e gjyqtarit relator pa short apo në shkeljen e afatit të detyrueshëm sipas ligjit për ta shqyrtuar çështjen në tre muaj ky është një shkak më se i ligjshëm për vënë në dyshim njëanshmërinë. Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim.”- tha Dervishaj.

Më herët këshilltarët ligjorë të presidentit parashtruan edhe pretendimet e tyre. Kushtetuesja hodhi poshtë pretendimet për kryetaren e gjykatës, Vitore Tusha, se i ka tejkaluar mandate. U rrëzua gjithashtu edhe pretendimi për hedhjen e shortit për emërimin e gjyqtarit relator të çështjes. U rrëzua edhe pretendimi për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, të cilët u cilësuan si “të anshëm” nga përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishi.

Po ashtu u rrëzua nga Kushtetuesja edhe pretendimi i përfaqësueses së Presidencës, Katerina Treska, e gjithë çështja, është antikushtetuese. Sipas saj, kërkesa për shkarkimin e Metës, është bërë nga legjislatura e kaluar e Kuvendit.

Në qershor të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë, votoi pro shkarkimit të Presidentit Meta. Mazhoranca socialiste e fajësoi atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2021, të zhvilluara më 25 prill, të cilat, sipas Kuvendit, kanë nxitur dhunë dhe kanë shkelur Kushtetutën.