Moderatori Arnold Kariqi: Intervista me e veçantë me Berishën, në çdo fjali ka një lajm

Moderatori Arnold Kariqi ka rrëfyer eksperiencën e tij në Ora News.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” me rastin e 15 vjetorit të RTV ORA News, Kariqi tha se para televizionit impenjimi I tij ka qenë politika, ndërsa gjykon se tashmë ka bërë zgjedhjen e duhur.

Teksa thotë se është përballur me momente të sikletshme gjatë moderimit shton ndër të tjera se tek Ora News ka gjetur një ambient të ngrohtë.

 Arnold Kariqi: Është kënaqësi të jesh pjesë e ORA News. Televizioni ka qenë pasion, por impenjimi m ka qenë vazhdimisht në politikë dhe  se mendoja asnjëherë televizionin. Erdhi moment që u mora me televizionin dhe u largova nga politika. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Gjykova se në vendin tonë politika nuk na ka impresionuar dhe nuk na ka bërë të ndihemi komod ne të rinj. Te RTV Ora kam gjetur një ambient mjaft të ngrohtë dhe një staf të shkëlqyer. Në kaq pak kohë jam familjarizuar dhe ndihem shumë mirë. 

Nuk besoj se do ik më.  Ka pasur edhe momente të sikletshme. Momente kur na ka kapur e qeshura, kur na është dashur që të mbajmë një ngjarje për shumë minuta. Është shumë e lehtë për mua kur i kam të ftuarit nga politika sepse është një fushë që e kam ndjekur prej 10 vitesh. Jam i informuar, dhe kur je i informuar di ta improvizosh.

Ai thotë se një nga intervistat më të veçanta që ka zhvilluar ka qenë ajo me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Arnold Kariqi: Ka qenë intervista pas 3 muajsh pasi unë isha bërë pjesë e televizionit. Intervista me Berishën ka qenë një nga intervistat më të mira, me audiencën më të madhe dhe sigurisht të intervistosh Berishën nuk është e lehtë. Berisha është një njeri që të mban mbërthyer pas intervistës. Në çdo fjalë të tijën ai nxjerrë një lajm.