Ju flet Moska - Paralajmërim njësisë "C" të policisë për sulmin kibernetik ndaj RTV Ora
Paralajmërim njësisë "C" të policisë për sulmin kibernetik ndaj RTV Ora ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Prej datës 12 janar të këtij viti, faqja në internet e RTV Orës gjendet nën një sulm kibernetik. Është një sulm që vështirë se ka ndodhur kundrejt një media shqiptare.
Është organizuar një ushtri me shumë kompjutera dhe nga aty futen në faqe dhe faqja bllokohet me një hyrje kaq masive. Një gjë e tillë përsëritet disa herë. Qëllimi është të bllokohet faqja.
Dikush paguan dhe i organizon këto sulme. Të bëhet kjo punë sigurisht që kërkon para sepse është një ushtri mercenarësh që përdorin viruset.
RTV Ora është nën sekuestro me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe është nën administrimin e Ministrisë së Brendshme. Gjyqi në Gjykatë po zgjatet prej dy vitesh tashmë.
Sulmet kibernetike ndaj Orës kemi jo vetëm detyrim të shteti për hetim, për shkak të specifikave të çështjet sepse jemi nën sekuestro, por kemi të bëjmë edhe me një rast të pastër të një terrorizmi kibernetik shtetëror.
Sulmi sipas të gjitha shenjave është paguar nga Erion Veliaj. Le të bëhen hetimet, sepse nuk bëhen këto sulme pa i paguar dhe ideuar dikush.
