Qeveria ndryshon kategoritë e disa parqeve kombëtare, reduktohet Butrinti, Dajti dhe Lurë-Mali i Dejës

Më anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të botuar në Fletoren Zyrtare, ditën e sotme janë miratuar ndryshimet e kategorisë së disa parqeve kombëtare në vend.

Kështu, Lugina e Valbonës” dhe “Thethi” kanë kaluar nga kategoria II e zonave të mbrojtura në kategorinë I.

Ndërkohë, është ngushtuar sipërfaqja e ekosistemit natyror/ligatinor “Butrint”, shpallur “park kombëtar” nga 9 424.4 ha në 8  622.2  ha.

Po ashtu është reduktuar sipërfaqja e cilësuar si park kombëtar edhe e Malit të Dajtit, konkretisht nga 29 384.18 m2  ha  në  28  561.85 ha.

Është ndryshuar edhe sipërfaqja e ekosistemit natyror “Lurë–Mali i Dejës”, shpallur “park kombëtar” nga 20 242.78 ha në 19 288.88 ha.

Vendimi i plotë i qeverisë:

Miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore “Lugina e Valbonës” dhe “Theth”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura) dhe “Lumi i Gashit”, shpallur “rezervë strikte natyrore” (kategoria I e zonave të mbrojtura), në park kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 2 630.0 (dy mijë e gjashtëqind  e  tridhjetë  pikë  zero)  ha,  8  000.0  (tetë  mijë  pikë  zero)  ha  dhe  3  000.0  (tre  mijë  pikë zero)  ha,  në  total  82  844.65  (tetëdhjetë  e  dy  mijë  e  tetëqind  e  dyzet  e  katër  pikë  gjashtëdhjetë  e pesë)  ha,  sipas  aneksit  nr. 1,  i  cili  përmban  hartën  në  shtojcën  1  dhe  tabelën  e  koordinatave  në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Bredhi i Hotovës Dangëlli”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 34 361.1 (tridhjetë e katër mijë e  treqind  e  gjashtëdhjetë  e  një  pikë  një)  ha  në 36  003.76  (tridhjetë  e  gjashtë  mijë  e  tre  pikë shtatëdhjetë  e  gjashtë)  ha,  sipas  aneksit  nr. 2,  i  cili  përmban  hartën  në  shtojcën  1  dhe  tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Butrint”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 9 424.4 (nëntë mijë e katërqind e njëzet  e  katër  pikë  katër)  ha  në  8  622.2  (tetë  mijë  e  gjashtëqind  e  njëzet  e  dy  pikë  dy)  ha,  sipas aneksit  nr. 3,  i  cili  përmban  hartën  në  shtojcën  1,  tabelën  e  koordinatave  në  shtojcën  2 dhe koordinatat e nënzonës së trashëgimisë e peizazhit kulturor në shtojcën 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror/ligatinor “Divjakë Karavasta”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), me sipërfaqe nga 22 230 .2 (njëzet e dy mijë e dyqind e tridhjetë pikë dy) ha në 22 389.08 (njëzet e dy mijë e treqind e tetëdhjetë e nëntë  pikë  zero  tetë)  ha,  sipas  aneksit  nr. 4,  i  cili  përmban  hartën  në  shtojcën  1  dhe  tabelën  e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

5. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Malit i Dajtit”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 29 384.18 (njëzet e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë  e  katër  pikë  tetëmbëdhjetë)  ha  në  28  561.85  (njëzet  e  tetë  mijë  e  pesëqind  e gjashtëdhjetë e një pikë tetëdhjetë e pesë) ha, sipas aneksit nr. 5, i cili përmban hartën në shtojcën 1  dhe  tabelën  e koordinatave  në  shtojcën  2,  që  i  bashkëlidhet  këtij  vendimi  dhe  është pjesë përbërëse e tij.

6. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Lurë–Mali i Dejës”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 20 242.78 (njëzet mijë e dyqind e dyzet e dy pikë shtatëdhjetë e tetë) ha në 19 288.88 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë pikë  tetëdhjetë  e  tetë)  ha,  sipas  aneksit  nr.  6,  i  cili  përmban  hartën  në  shtojcën  1  dhe  tabelën  e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

7.  Miratimin  e  ndryshimit  të  sipërfaqes  së  ekosistemit  natyror  “Llogora”,  shpallur  “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 1 010 (një mijë e dhjetë) ha në 1 769.2 (një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë dy) ha, sipas aneksit nr.7, i cili përmban hartën në shtojcën  1  dhe  tabelën  e  koordinatave  në  shtojcën  2,  që  i  bashkëlidhet  këtij  vendimi  dhe  është pjesë përbërëse e tij.

8. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Mali i Tomorit”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 26 106.176 (njëzet e gjashtë mijë e njëqind e gjashtë  pikë  njëqind  e  shtatëdhjetë  e  gjashtë)  ha  në  27  158.5  (njëzet  e  shtatë  mijë  e  njëqind  e pesëdhjetë e tetë pikë pesë) ha, sipas aneksit nr. 8, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

9.  Miratimin  e  ndryshimit  të  sipërfaqes  së  ekosistemit  ujor/detar  “Karaburun –Sazan”, shpallur “park kombëtar detar” (kategoria II e  zonave  të  mbrojtura),  nga  12  428  (dymbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e tetë) ha në 12 437.7 (dymbëdhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e shtatë pikë shtatë) ha, sipas aneksit nr. 9, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

10. Miratimin e ndryshimit të sipërfaqes së ekosistemit natyror “Shebenik”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 33 894.25 (tridhjetë e tre mijë e tetëqind  e nëntëdhjetë e katër pikë njëzet e pesë) ha në 34 507.9 (tridhjetë e katër mijë e pesëqind e shtatë pikë  nëntë)  ha,  sipas  aneksit  nr. 10,  i  cili  përmban  hartën  në  shtojcën  1  dhe  tabelën  e koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

11.  Miratimin  e  ndryshimit  të  sipërfaqes  së  ekosistemit  natyror  “Prespa”,  shpallur  “park kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), nga 27 750 (njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) ha në 27 613.05 (njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e trembëdhjetë pikë zero pesë) ha, sipas aneksit nr. 11, i cili përmban hartën në shtojcën 1 dhe tabelën e koordinatave në shtojcën 2,  që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

12. Parashikimet e akteve nënligj ore të mëparshme, me të cilat janë shpallur zonat e mbrojtura të përcaktuara në dispozitat e këtij vendimi, zbatohen për aq sa nuk bien ndesh me këtë vendim.

13. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare