Trashgim Sokolaj rrëfen fillimet në Ora News: I vështirë kalimi nga shtypi i shkruar në TV
Ditën e sotme emisioni i pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora i’a kushtoi një pjesë të stafit të televizionit për të sjellë në vëmendje disa nga momentet më të vështira, eksperiencave gjatë ushtrimit të profesionit në këtë televizion. Kjo në kuadër të 15 vjetorit të lindjes së televizionit “Ora News” në tregun mediatik. Në pjesë të parë ishin të ftuar Trashëgim Sokolaj Drejtor Informacioni dhe Luan Rama, autor dhe moderator i emisionit “Drejtë”.
Rama ka treguar për rikthimin e tij nga fusha e politikës në atë të profesionit të gazetarisë në “Ora News”. Ai u shpreh se në fillim ndihej i paragjykuar, pasi njerëzit, publiku ishin mësuar t’a shihnin në politikë.
“Ka qenë një sfidë, sepse rikthimet aq sa janë të mira kanë edhe ato rrisqe e tyre. Gjatë kohës që kam qenë në politikë, kurrë nuk kam hequr dorë nga publiku, tregimet, analiza, të shprehurit kundrejt publikut dhe lexuesit, etj. Rikthimi në Ora News, ishte një përputhje mes planit që unë kisha ideuar dhe asaj që ofronte z.Ndroqi. Në fillim edhe unë e kisha të vështirë, pasi ai paragjykimi për t’më parë njerëzit nga politika në gazetari përballë tyre. Në këtë mënyrë them se duhet pak kohë sa për t’u përballur dhe mësuar teleshikuesit me këtë format televiziv, që është shumë i ri në fakt”, u shpreh Rama.
Ndërsa, Drejtori i Informacionit Sokolaj, bëri një retrospektivë në kohë. Ai rrëfeu vështirësit e tij nga kalimi te shtypi I shkruar në televizion.
“Unë kam filluar në vitin 2017, si redaktor lajmesh. Fillimet e para kanë qenë nga kalimi në media të shkruar në atë televizive. Kuptohet që kam dashur një kohë të përshtatesha, por ky kalim është një sfidë me veten. Në televizion gjithçka kalon me kohën, nuk ke mjaftueshëm kohë për t’a përgatitur një material. Pasi, siç e dimë një kronikë lajmi duhet dy minuta, pra nuk ke atë komoditetin le të themi si në shtypin e shkruar”, u shpreh Sokolaj.
Më tej Sokoli, u ndal në programet që transmetohen tek “Ora News”, dhe vështirësitë e raportimeve ‘live’ dhe transparencës me publikun.
“Emisionet këtu kanë sjellë në ekran përditshmërin që ne hasim çdo ditë, rrjedhën e ngjarjeve që përballim çdo ditë. Kemi rastin e pandemisë, dhe ngjarjen e ndodhur me 8 janar, kujtojmë gazin e hedhur, etj. Dua të them në këtë rast që raportimi live ishte aq i vështirë për tu transmetuar saqë të gjitha ekranet televizive që ishin aty dilte fusha e zezë. Por, sërish ata nuk u ndalën për të transmetuar tek publiku atë që ndodh”, tha ndër të tjera Sokolaj.
Gjatë bisedës në studio Rama u shpreh se “edhe unë vij nga shtypi i shkruar, ku prioritet është fjala, ndërsa në ekran janë veprimet ata që i japin harmoni televizionit, ndryshe nga shtypi i shkruar, nëse janë të dyja atëherë kemi arritur synimin tonë”.
Së fundmi Sokolaj, tregoi vështirësinë sesi është të ruash raportet me kolegët mes punës dhe marrëdhënies njerëzore.
“Nuk është e lehtë të ruash balancinë dhe harmonin, sepse duhet të vendosësh barrierë mes marrëdhënies njerëzore dhe asaj të punës. Rruga e artë që kemi vendos këtu është që të vlerësojmë ata gazetarë që vërtetë punojnë. Në fund të ditës shpesh herë na lejnë pa fjalë për profesionalizmin, dashurinë për të qenë në punë”, përfundoi Sokolaj.
