Mega-operacion në Elbasan: RENEA e FNSH po ekzekuton 27 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë e të burgosur VIP

Një operacion masiv arrestimesh u zhvillua gjatë natës së 2 shkurtit në Elbasan.

Burime bëjnë të ditur për Ora News, se janë më shumë se 27 urdhër ndalimi të lëshuara pas hetimit te nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) që në 2021. 

Bëhet e ditur se arrestimet po bëhen lidhur me akuzat për shpërdorim detyre.  

Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale. 

Deri tani janë prerë urdhërarrestetet për 8 punonjës të policisë të burgjeve dhe 17 persona të burgosur që aktualisht janë duke vuajtur dënimin.

Mes personave të arrestuar, është dhe Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”. Mësohet gjithashtu se në pranga ka përfunduar dhe Hysni Ndreu, shefi i sigurise në Drejtorine e Burgjeve të Elbasanit.

Nga një hetim i kryer prej disa muajsh në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është provuar se në burgjet si Elbasan, Peqin dhe Korçë, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe femra që nuk i përkasin rrethit familjar bëjnë të ditur burimet për Ora News.

Madje dyshohet se organizonin dhe lojra fati. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me këto arrestime. 

Mega-operacion në Elbasan: RENEA e FNSH po ekzekuton 27 urdhër