“Në fillim paragjykoja veten”, Luan Rama: Personazhet agresiv janë të qetë në studio, publiku çuditet

Moderatori i emisionit “DREJT” Luan Rama, ka treguar me situata që është përballur në studion e emisionit të tij.

I ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ me rastin e 15 vjetorit të RTV ORA Neës, ai tha se personat që në studio të tjera shfaqen agresiv në studion e tij shfaqen të qetë.

Për këtë Rama tha se i shkruajnë dhe shikuesit.

Luan Rama: Nuk është e vështirë të bësh gazetari të vërtetë, mjafton të kesh bindjen dhe  të respektosh veten në radhë të parë, duke kuptuar se çfarë është profesioni i gazetarit dhe cili është misioni që ke për të tjerët. Mua më ndodh çudia se kur ftoj në emision personazhe që  më parë janë shfaqur agresiv në debat, ose humbet orientimin në emision. Më ndodh që në emisionin tim ata janë të urtë aq sa dhe më shkruajnë  shikuesit se çfarë ka ndodhur, që të ftuarit sillen ndryshe tek ti. Unë kam favorin që vij nga shtypi i shkruar. Shtypi i shkruar të jep mundësinë që të jesh shumë nacional dhe shumë logjik, dhe t’I japësh prioritet fjalës. Ekrani dominohet nga veprimi.

Rama tha se është përballur me paragjykime duke qenë se më parë ka qenë i përfshirë në politikë.

Luan Rama: Emisioni “Drejt është formati më i ri në televizionin  Ora dhe ka nevojë për kohë që të rikonstrukturohet dhe të krijojë impaktin te shikuesi. Në fillim më shumë se sa shikuesit e paragjykoja veten. Paragjykimi është si një këmbanë që e ke gjithmonë mbi  kokë, e ke pranë veshëve. Jemi të detyruar pastaj të jemi në gjykimin që këta që merren me politikë, janë njësoj, janë të korruptuar. Nga kjo pikëpamje sfida e ekranit është aty.

Rama e mbylli duke thënë se 15 të ORA News janë dëshmia se çdo të thotë të jetë sfidues ndaj realitetit por dhe të dish të përcjellësh tek shikuesit gjithçka ndodh me prefesionalizëm.