Rama rrëfen rikthimin në televizion: Mundësia mu ofrua me fisnikëri. Kurrë s’hoqa dorë nga gazetaria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2022, 18:23
Gazetari Luan Rama, i cili është dhe autor i emisionin “DREJT” në RTV ORA, është shprehur se rikthimi në televizion ka qenë një sfidë pas shumë vitesh shkëputjesh.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, ai tha se edhe në kohën që ishte në politikë s’ka hequr dorë nga gazetaria, ndërsa shtoi se Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, i ofroi mundësinë për emisionin me shumë fisnikëri.
Luan Rama: Ka qenë një sfidë në kuptimin e mirë të fjalës. Rikthimet sa janë joshëse aq janë edhe në riskun e asaj që mund të dështosh. Edhe në kohën kur isha në politikë asnjëherë nuk kam hequr dorë nga gazetaria. Ora ishte një mundësi që mu ofrua me shumë fisnikëri nga Ylli Ndroqi. Ishte një përputhje e asaj që kisha menduar dhe asaj që mu ofrua.
