Bën xhirim gomash e drift dhe i hedh në Instagram, policia e gjen nga videoja dhe e gjobit me 500 mijë lekë
I ka kushtuar shumë një drejtues mjeti hedhja në rrjetet sociale duke xhiruar gomat dhe drift në bulevardin e ri të Tiranës.
Policia ka arritur ta lokalizojë këtë person i cili në ë datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale ka hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMË – X5 me targa AB 101 OM bën këto manovra.
Ai është shoqëruar në polici, ku i është ndaluar mjeti dhe i është vënë gjobë 50 mijë lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
“Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore. Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.” – bën me dije policia.

