Falsifikoi vulat, 36 vjeçari në Tiranë mori kredi në emër të vlonjatit

Një 36 vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka mashtruar dhe përfituar kredi në emër të një shtetasi tjetër.

"Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale "Mashtrimi në kredi" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Y. V., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit, shtetasi G. H. ka marrë një kredi në emër të tij," informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.