LSI regjistron në KQZ koalicionin "Shtëpia e Lirisë", me Berishën i bashkohet dhe Nard Ndoka
Sali Berisha dhe LSI kanë zyrtarizuar sot koalicionin mes tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit, duke bërë pjesë edhe partinë e Nard Ndokës. Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtuese politike e koalicionit, ndërsa LSI do të jetë partia udhëheqëse. Partia Demokratike reagoi duke e quajtur zyrtarizimin të partisë së vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon Korrupsionin, Politikën e vjetër dhe Lajmet e rreme.
Pasi zyrtarizoi bashkëpunimin me Sali Berishën, Lëvizja Socialiste për Integrim, si parti udhëheqëse i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” bashkë me siglën nën të cilën do të garojnë bë zgjedhjet e 6 marsit. Këtij koalicioni i është bashkuar edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokes.
“Emri i koalicionit është "Shtëpia e Lirisë." Partitë përbërëse të koalicionit janë LSI, Partia Demokratike e Shqipërisë-Komisioni i Përkohshëm i rithemelimit dhe Partia demokristiane."
Këtë koalicion, Partia Demokratike e quajti zyrtarizim të partisë së vjetër Meta-Berisha-Rama, që sipas saj simbolizon Korrupsionin, Politikën e vjetër, Lajmet e rreme.
PD: Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu sipas PD-së ky koalicion ka 2 qëllime; Të dëmtojë PD dhe demokratët, Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.


