Zyrtare, Myrto Uzuni përqafon ekipin e tij. Do të luajë ndaj Real Madridit dhe Barçës

Ashtu siç e zbuloi një ditë më parë Ora News, Myrto Uzuni do të veshe fanellen e Granadas me te cilet firmosi deri ne vitin 2025.

Sulmuesi shqiptar që shkëlqeu me fanellën e Ferencvaros ka firmosur zyrtarisht kontratën me Granadan e cila e bleu lojtarin kuqezi nga kampionët e Hungarisë.

I pari që njoftoi largimin e Uzunit ishte pikërisht ekipi i tij Ferencvaros që me një mesazh në Twitter falenderon lojtarin shqiptar për atë që ka bërë me fanellën e kampionëve të Hungarisë.

 Madje klubi i ka dedikuar edhe një material të gjatë duke treguar madhështinë e lojtarit sesi erdhi, pushtoi zemrat e të gjithëve, shënoi një mal me gola dhe tashmë do të ketë shansin të përballet me më të mirët e botës në La Liga.

 Më pas edhe Granada bëri zyrtare këtë goditje duke e prezantuar lojtarin shqiptar me një video të veçantë.

Uzuni ka shënuar 41 gola në 76 ndeshje me Ferencvaros duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë në historinë e kësaj skuadre teksa u zgjodh edhe lojtari i vitit nga specialistët dhe trajnerë të skuadrave të superligës hungareze.

 

Marrëveshja për kalimin e tij te Granada është afro 3.5 mln Euro por ka edhe bonuse të tjera që mund të arrijnë deri në 5 mln euro në total këtë transferim të bujshëm/Ora News/.