Delet kullosin në stadiumin e Kavajës, Kuriu: Trishtuese! Përgjegjëse bashkia, FSHF ka investuar

Delet kullosin për 7 palë qejfe në stadiumin e Kavajës. Pamjet nga gjendja skandaloze e fushës së stadiumit i denoncoi ish-futbollisti i kombëtares Andi Lila.

Në lidhje me këtë ka folur edhe anëtari i komitetit ekzekutiv në FSHF Abdyl Kuriu, në një intervistë për Ora News, u shpreh se ato pamje janë trishtuese dhe se histori i futbollit në Kavajë nuk e meriton atë që po ndodh në stadium.

Abdyl Kuriu: Ato pamje më trishtojnë, sepse historiku i futbollit të Kavajës nuk e meriton këtë që po ndodh aty. Kur e shoh atë fushë më vjen shumë keq sepse kemi lënë rininë aty, kemi lënë shumë emocione pozitive dhe negative. Kavaja ka qenë afër futbollit kombëtar. Kavaja prezantimin e vet e ka nëpërmjet futbollit.

Ai tha se për gjendjen skandaloze të stadiumit është Bashkia, pasi FSHF ka investuar disa herë.

Abdyl Kuriu: Përgjegjëse është Bashkia e Kavajës. FSHF ka investuar shumë para. Ka shtruar tre herë tapetin. Ka investuar në ndriçim. Federata investoi për ta parë si stadium ndërkombëtar. Ai nuk është më stadium por një gërmadhë.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.