Leksion titulli, Tirana dominon 4-0 Kukësin dhe merr arratinë

Superdueli i titullit ka vetëm një emër, Tirana. Bardheblutë triumfojnë në përballjen e madhe me Kukësin në “Air Albania” duke treguar se dhe njëherë se janë ata favoritët e mëdhenj për titullin kampion.

Në një ndeshje pa shumë histori, kryeqytetasit treguan një superioritet të madh me lojë dhe me raste teksa ndeshja përfundoi me rezultatin e thellë 4-0 ku golat i ndanë nga dy për kokë Seferi dhe Xhixha.

Që në fillim Tirana dhe sinjale të forta duke rrezikuar dhe në 38’ kalon në avantazh në mënyrë të merituar me Taulant Seferin. Kukësi përpiqet të zgjodhet por pa u mbyllur ende pjesa e pare, bardheblutë dyfishojnë me XHixhën duke dhënë një goditje të forte ndaj Kukësit.

Fraksioni I dytë i lojës nuk sjell asgjë ndryshe për Kukësin që nuk krijon dot dhe Tirana përfiton për t’i dhënë fund ndeshjes sërish me Redon Xhixhën në 64’ ku realizon një gol me të vërtetë shumë të bukur,

Ka ende edhe shumë minuta por skuadra e Longos duket e dorëzuar dhe në 91’ Seferi i jep dhe dorën e fundit fitores me dopietën personale.

4-0, dominim dhe një leksion futbolli, Tirana tregon se vetëm ajo mund ta humbasë këtë titull në Superiore.

/Ora News/