Mehmeti: U dënuam me një gjuajtje. Josa vlerëson cinizmin e Laçit

Trajneri Dritan Mehmeti pësoi humbjen e parë në Superiore teksa u mund 1-0 në transfertën me Laçin të cilin ai e vlerësoi si të pamerituar. Ai pohoi se i nevojitet ende kohë e gjithashtu shtoi se dhe prurjet e reja nuk erdhën shpejt në skuadër.

Lushkja bëri sot diferencën me një goditje në portë. Megjithatë mendoj se nuk meritonim të dilnim pa pikë, duke pasur parasysh edhe mungesën e katër titullarëve. Mendoj se ishim të barabartë e në shumë situata edhe Superiorë. Është e vështirë se skuadra bëri mirë por me dy interpretime gabim në markimin në zonë, i dhamë iniciativën kundërshtarit. Sot e kishim të vështirë se jam detyruar të fus për herë të parë titullar lojtarëve si Hadroj e Fernandinjo që do kohën e përshtatjes, janë vështirësi që i tregon loja. Skuadra tregoi deri diku atë që i kërkova, por duhej të ishim më të shpejtë. Në aspektin psikologjik skuadra ka goxha rritje dhe të vjen keq si jemi mundur sot. Besoj se humbja nuk do të ndikojë fare, do ishte mirë që prurjet të ishin kohë më parë, se duan kohë. Por nuk janë justifikime, skuadra do të gjejë forcë dhe do të reagojë”, u shpreh trajneri i Partizanit.

 

Nga ana tjetër trajneri Mirel Josa e pranoi se loja e Laçit nuk ishte brilante teksa vlerësoi durimin dhe momentin e skuadrës për të goditur atëherë kur duhej.

 

Nuk mund të them se skuadra fitoi ndeshjen si rezultat i kualiteteve, Gjithë skuadra ka kualitet. Duhet të vlerësojmë lojën e Partizanit, e cila kishte një lojë më kompakte sot. Mund të them që vlera e skuadrës time ishte se pati durim gjatë gjithë kohës dhe e dërguam lojën deri aty sa e fituam lojën ,e një gol. Ishim këmbëngulës. Në këto raste nuk ka nevojë shumë të luash bukur, sepse bukur unë i them spektaklit. Mund të kishte dalë dhe 0-0 ndeshja ashtu siç po shkonte. Vendi i parë? Them që do të bëjmë maksimumin tonë dhe problemi është të respektojmë kampionatin deri në fund dhe të arrijmë objektivat tona që nuk është tani për tani titulli kampion, por kapja e Europës. Pastaj çdo gjë do të vijë duke parë se nuk varet nga ne. Largimi i Lushkjes? Do të mundohemi me lojtarët që kemi, me ata që kemi marrë. Futbolli kështu e ka. Lojtarët që vijnë në skuadër duhet ta dinë se çfarë dua unë, se çfarë do dhe skuadra”, përfundoi Mirel Josa në reagimin e tij./Ora News/.