Transferimi bombë për sulmuesin kuqezi. Myrto Uzuni zbarkon në La Liga
Është një goditje e minutave të fundit. Kur kanë mbetur pothuajse 24 orë ose diçka më shumë nga mbyllja e merkatos së Janarit, një lajm bombë nga merkato vjen për sulmuesin shqiptar Myrto Uzuni.
Të gjitha mediat sportive hungareze e japin të përfunduar dhe e quajnë një nga goditjet më fitimprurëse për Ferencvarosin, praktikisht disa milionë euro flitet të paktën 5 mln Euro, raporton Ora News.
Ajo që është e sigurtë është transferimi i Uzunit në La Liga dhe do të luajë me fanellën e Granadas, ekipi që ka mbyllyr akordin me klubin kampion të Hungarisë, informon Ora News.
Uzuni ka shënuar 41 gola në 76 ndeshje me Ferencvaros duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë në historinë e kësaj skuadre teksa u zgjodh edhe lojtari i vitit nga specialistët dhe trajnerë të skuadrave të superligës hungareze.
Tashmë pas Brojës, në Premier League do të bëjmë tifo edhe për Granadan e cila kërkon gola për të siguruar mbijetesën në La Liga dhe ndoshta këto gola mund t’ia japë Uzuni./Ora News/.
