Futbollistja e kombëtares Megi Doçi solidarizohet me presidentin Duka: Shpërthimi i tritolit tronditi futbollin
Sulmuesja e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare Megi Doçi, është solidarizuar me kreun e FSHF Armando Duka pas shpërthimit me tritol në shtëpinë e tij.
Doçi shkruan në Instagram se kjo ngjarje ka trondiotur gjithë botën e futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.
Doçi: Një shpërthim tritoli në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka tronditur të gjithë botën e futbollit shqiptar dhe atë ndërkombëtar. I shpreh Presidentit Duka dhe familjes së tij, solidaritetin tim të plotë në lidhje këtë ngjarje të rëndë dhe të shëmtuar.
Gjithashtu, meqë shoh se ditët e fundit politika po “fut” duart shumë në futboll, dua të falënderoj publikisht Presidentin e FSHF-së për mbështetjen e madhe që po i jep futbollit të femrave, futbollit tonë të bukur, që po zhvillohet normalisht, ashtu sikurse në çdo shtet tjetër europian. Sot, çdo vajzë mund të luajë futboll! Kjo është kënaqësia jonë më e madhe, jo politika!

