Conte bën spastrim te Tottenham, ikin 4 të padëshiruar për dy blerje
Një merkato e fortër për Antonio Conten. Më shumë se e përforcuar, Spursat dalin të dobësuar pasi kanë larguar 4 lojtarë që më pare ishin titullarë dhe kanë afruar 2 këto ditë të fundit të merkatos.
Dora e fortë e Contes ndihej në këtë merkato duke qenë se dy blerjet vijnë nga Seria A e konkretisht nga Juventusi, Kulusevski huazim me të drejtë blerjeje dhe Betancur blerje përfundimtare prej 20 mln Euro.
Këto dy lojtarë bashkohen menjëherë nën urdhrat e Contes teksa janë disa të tjerë që largohen dhe emrat janë cilësorë.
Dele Alli, mesfushori anglez nuk ishte aspak në shijet e trajnerit Italian teksa kalon në huazim te Evertoni i Lampard.
Mesfushori argjentinas, Lo Celso gjithashtu në huazim ikën në Spanjë te Villarreal teksa Ndombele, një mesfushor shumë fizik dhe punëtor ikën nga ekipi për t’u rikthyer te Lyoni në huazim me të drejtë blerjeje.
Nuk duhet harruar as Bryan Gil, talenti që u ble këtë verë nga Tottenham dhe që u transferua po në huazim te Valencia.
Një spastrim total në fakt dhe duhe të shikojmë nëse do të ketë efekt pozitiv te ekipi apo jo./Ora News/.
