Shokon Tom Brady. Tërhiqet më i miri në historinë e futbollit amerikan

Tom Brady, më i miri në historinë e futbollit amerikan, legjendë dhe i padiskutueshëm, ka vendosur sot të tërhiqet përfundimisht në moshën 44-vjeçare.

Është lojtari më i mirë në historinë e NFL, me një karrierë të pasur, të jashtëzakonshme dhe me tituj të shoqëruar, 22 sezone dhe 7 trofe të Super Bowl por kësaj here nuk ia doli të çonte në Super Bowl ekipin e Bucccaneers duke marrë dhe vendimin përfundimtar.

Ekipi i Tom Brady, Tampa Bay Buccaneers u eliminua në Playoff nga Los Angeles Rams teksa kampioni absolut mori disa ditë kohë për të vendosur për të ardhmen të cilën e bëri publike sot që trishtueshëm për tifozët është tërheqja.

Ai kishte edhe një vit kontratë me Tampa Bay me vlerë 24 mln USD por paratë nuk ishin asnjëherë problem, ai donte titullin e radhës në NFL që nuk e arriti dhe më pas solli tërheqjen e tij.

Ikën një legjendë që theu shumë rekorde dhe me të drejtë quhet GOAT./Ora News/.