Greenwood i arrestuar. Te Man. United ekziston frika e një talenti të çuar dëm
Mason Greenwood rrëmbeu titujt kryesorë këtë të dielë në shtypin britanik. Lojtari i Manchester United u arrestua pasi akuzohet për dhunë dhe dyshohet se ka përdhunuar dhe partneren e tij Harriet Robson pasi ajo ka postuar disa foto të lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga sulmuesi i Djajve të Kuq.
Edhe pse lajmi ka befasuar, shtypi anglez ka rishikuar kompleksitetin e personazhit të Mason Greenwood për shkak të ngjarjeve të së kaluarës dhe shqetësimit që ekzistonte tashmë në klub.
Te drejtuesit ekziston frika për një lojtar me karakter problematik pavarësisht pamjes së rezervuar që ka. Greenwood ka një keqmenaxhim të egos që në moshë shumë të re.
Jashtë sportit, Greenwood dyshohet se organizonte festa në pronat e marra me qira në izolim të plotë dhe gjithashtu u përjashtua nga ekipi kombëtar për shkak se kishte ftuar disa vajza në dhomë me Phil Foden gjatë një përqendrimi.
Megjithëse lojtari i Cityt dinte si ta kthente situatën dhe të fitonte vendin e tij, karriera ndërkombëtare e Greenwood u ndal.
Gjithashtu flitet dhe për raporte jo të mira të sulmuesit me Ronaldon për çështje egoje dhe të gjitha këto kanë shkaktuar frikë te Man. United se mund të kenë në klub një talent të çuar dëm prej karakterit të keq./Ora News/.
