Skënderbeu si urë shpëtimi, Teuta largon krizën me një tjetër fitore

Kampionët në fuqi të Teutës marrin një tjetër fitore, të dytën në pak ditë ndaj Skënderbeut. Pasi i mposhtën në Kupë në mesjavë në Korçë në një fushë të akullt, ekipi i drejtuar nga trajneri Arapi mori një tjetër fitore kësaj radhe në “Elbasan Arena” në një terren shumë më të mirë se ai në Korçë.

Në fakt ndeshja ishte e luftuar dhe e ekuilibruar gjithashtu ku të dyja ekipet ashtu si në ndeshjen e parë nuk krijuan shumë teksa  vëmendje më të madhe merrte mbrojtja.

Gjithsesi me pjesën e parë me pak emocione, fraksio i dytë i ndeshjes ishte pak më ndryshe dhe ekipet dolën disi nga loja duke sulmuar.

Edhe pse rastet nuk ishin konkrete, sfida u zgjidh nga një goditje me kokë e Lorenco Vilës i cili ishte plotësisht vetëm në zone pas një krosimi nga Peposhi.

Kjo ishte dhe goditja e ndeshjes pasi Teuta më pas u mbrojt dhe Skënderbeu nuk mundi të bënte më shumë.

Me këtë sukses, Teuta i jep fund krizës duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve në vendin e gjashtë./Ora News/.