Video/ Partnerja e Greenwood publikon pamjet e rënda dhe e akuzon për dhunë
Partnerja e yllit të Manchester United, Mason Greenwood ka publikuar një video tronditëse në rrjete sociale.
Harriet Robson u shfaq në rrjetet sociale duke e akuzuar futbollistin anglez për dhunë fizike.
Në disa postime në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Harriet shihet e mbuluar me gjak dhe me të nxira në trup.
Në njërën prej fotove ajo ka deklaruar se gjaku dhe mavijosjet janë pasojë e dhunës fizike që Greenëood ka ushtruar ndaj saj.
Së bashku me videon, ajo shkroi: "Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë më bën në të vërtetë Mason Greenwood".
Sulmuesi anglez 20-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga yjet e rinj të mëdhenj të skuadrës, këtë vit numëron 24 pjesëmarrje, 6 gola dhe 2 asistime.
What the fuck have I just seen?
— Micheál (@eLuzion9) January 30, 2022
Mason greenwood... #greenwood pic.twitter.com/C6vKvkCfi0
