Iku i brishtë dhe rikthehet si një bishë. Adama Traore zyrtarisht i Barçës

Barcelona ka bërë një tjetër goditje në merkato dhe konkretisht në sulm. Katalanasit kanë zyrtarizuar goditjen Adama Traore nga Wolverhampton në një operacion që rikthen lojtarin te katalanasit me të cilët ka nisur karrierën që nga akademia dhe ka kaluar deri në ekipin e parë.

Në 2015, Traore u largua nga blaugranat kur ishte 19 vjeç për të kaluar në Angli te Aston Villa e më pas luajti me Middlesbrough dhe së fundmi Wolves.

Me këta shkëlqeu dhe ku u bë bisha qe njohim të gjithë dhe sot ai më në fund rikthehet te Barcelona, ekipi i tij  që i dha formë. Dëshira e tij ka qenë gjithmonë Barça duke qenë se refuzoi një ofertë edhe më të mirë ekonomike se Tottenhami i Contes.

Barcelona do ta ketë në huazim sulmuesin deri në Qershor me të drejtë blerjeje 30 mln euro në total por ky opsion nuk është i detyrueshëm dhe në bazë të paraqitjeve të lojtarit klubi do të veprojë./Ora News/.