Mbyllet votimi në Vorë, Lulzim Vrana shpallet kandidat: Do ta fitoj këtë bashki!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2022, 17:58
Mbyllet votimi në primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në disa qytete të vendit.
Një nga këto qendra është edhe bashkia e Vorës ku janë numëruar votat dhe ku Lulzim Vrana ka rezultuar kandidati fitues me 277 vota.
“Sot grupi i Rithemelimit të PD-së vendosi standardet të reja për zhvillimin e garës. Falenderoj shumë për korrektësinë për gjatë kohës që kishim gjatë votimit. Objektivi im është se qenia si qytetar i parë, unë do të punoj për ta. Unë do të jem kryetar dhe do të arrij që ta fitoj këtë bashki. Do kemi kontakte dhe me demokratë të tjerë. Po të jemi të bashkuar mund të arrijmë fitoren.”


