Ulen infektimet nga Covid-19: 939 raste te reja, 5 humbje jete dhe 168 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 939 qytetarë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 

442 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnje, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamëz, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e MAdhe, Himarë, Maliq, Belsh.

Janë 20,498 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç.

Janë shëruar 1825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (30 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         939
Të shëruar në 24 orë      1825
Të shtruar në spitale       168
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 3500

Testime totale              1,662,917
Raste pozitive                 258,021
Raste të shëruara             234,181
Raste Aktive                      20,498
Humbje jete                         3,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë            9124
Fier                 1840
Shkodër         1749
Vlorë                1457
Elbasan          1264
Gjirokastër      1107
Durrës             958
Berat                 891
Korçë               864
Lezhë                745
Kukës                 303
Dibër                  196