"Shoqata e Bravave s'po gjen kandidatë për 6 marsin", Noka: E kemi gati skenarin që do na nxjerrë fitues
Flamur Noka nga Vora ku po mbahen zgjedhjet për Primaret për të zgjedhur kandidatin i cili do përfaqësojë Komisionin e rithemelimit në zgjedhjet e 6 marsit tregoi se si do regjistrohen kandidatët e tyre. Partia Demokratike e Bashës nuk i njeh kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.
Noka: Ajo është shoqata e bravave. Për një gjë të jeni të sigurt, që kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike, me demokraci direkte, janë kandidatët më të mirë dhe do jenë fitues. Se si do regjistrohen ata do ta dëgjoni ditën e hënë ose të martë kur ne të konkludojmë, për këtë mos keni asnjë merak.
A ka pranuar ndonjë aleat të jetë bashkë me Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e 6 marsit?
Noka: Shoqata e bravave nuk po gjen dot kandidatë në 6 bashkitë që ka garë dhe nuk ka asnjë aleat. Aleatët e kanë braktisur. Ditët në vazhdim, deri ditën e mërkurë që është afati i fundit për regjistrim do ta shihni se si do konkludojmë dhe si do t'i finalizojmë marrëveshjet.
E keni gati skenarin?
Noka: Padiskutim! Është skenar që e nxjerr forcën tonë fituese, për këtë të jeni të sigurt.
