Berisha: Rama ka marrë peng Bashën me aferën e Portit të Durrësit dhe me kullat në PD

Për Sali Berishën, Edi Rama arriti ta marrë peng me afera korruptive Lulzim Bashën me 800 mijë metra katrorë në Portin e Durrësit.

Berisha tha nga Vau i Dejës se investitori në këtë port rezulton se është  përfaqësues i Emar në Shqipëri, është menaxheri i kompanisë së i Lulzim Bravës.

Berisha: Edi Rama arriti ta marrë peng me afera korruptive Lulzim Bashën. 800 mijë metra katror në Portin e Durrësit. Afera e shekullit, ja dhanë gjoja një arabi i cili në një aspekt është biznesmen i madh shumë, por në aspektin tjetër, po kaq i madh si mashtrues. Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 4 miliardë euro, por deri tani pas 10 vitesh ka investuar 24 mln euro. Portin e Durrësit e ka marrë Edi Rama dhe Lulzim Brava. E rezulton se përfaqësues i Emar në Shqipëri, është menaxheri i kompanisë së i Lulzim Bravës.

Ju e patë se çfarë bëri me selitë. Se në ç’mënyrë armiqësore u soll ai me demokratët që e kanë ndjekur 8 vite. Selia e PD është parashikuar të shndërrohet në kullat e parkut  të katër hajdutëve. Do ndërtohen katër kulla, gjejeni se sa ka marrë për vete Lulzim Brava.