“Bonnie & Clyde” mbeten në qeli, arrest me burg për çiftin vlonjat që tentoi grabitjen në Shkodër
Gjykata e Shkodrës mbajti në arrest me burg bashkëshortët nga Vlorë të cilët të enjten tentuan të grabisnin një argjendari në Shkodër si personazhet e njohur amerikanë Bonnie and Clyde.
Çifti në foto janë Anisa dhe Arben Hoxha, burrë e grua nga Vlora që tentuan të grabisin në stilin “Boni & Klajd” një argjendari në qendër të Shkodrës.
Siç tregon video e kamerave të sigurisë ata u hynë si dy klientë të zakonshëm përmes një spraji gruaja sulmoi pronarët që qëndronin në anën tjetër të banakut ndërkohë që burri do tentonte të merrte sendet me vlerë.
Por skenari nuk shkoi ashtu siç pritej pasi nuk e kishin llogaritur reagimin fortë dhe të shpejtë të pronarëve të argjendarisë.
Ishin këta të fundit që i neutralizimin me forcë dhe i mbajtën deri në mbërritjen e policisë që më pas i vuri në pranga.
Këtë të diel bashkëshortët u përballën me akuzën e tentativës së grabitjes në Gjykatën e Shkodrës ku togat e zeza vendosën ta mbajnë çiftin nga Vlora në burg pa afat.
Pas arrestimit Policia e Shkodrës iu sekuestroi bashkëshortëve Anisa dhe Arben Hoxha edhe një makinë që kishin në përdorim brenda së cilës u gjendën edhe dy palë targa false.
Përmes tyre policia po verifikon nëse ata janë përfshirë në ngjarje të tjera të ngjashme.
Grabitjet me dhunë mbeten një prej veprave penale më të shpeshta në vend, një pjesë e mirë kanë mbetur pa autorë.
