Video/ Delfinët dhurojnë spektakël në Gjirin e Vlorës

Një grup peshkatarësh të cilët po ktheheshin nga peshkimi mesditën e djeshme, 29 janar janë befasuar nga një familje delfinësh.

Një familje me pesë anëtarë delfinësh ndër këta tre të vegjël ka ndjekur anijen e tyre përgjatë një pjese të udhëtimit.

Kjo gjë i habiti tej mase peshkatarët të cilët  nxituan t'i filmonin.

Dalja e delfinëve në sipërfaqe vjen si rrjedhojë e ngrohjes së kohës dhe klimës së çrregullt të këtyre ditëve.

Delfinët mbeten vizitorët më simpatik të gjirit te Vlorës edhe përgjatë dimrit.