Duka: Kontrollet në biznese nismë e Veliajt, nuk janë të rastësishme, duhet të ketë reagim më të madh
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PAA-së, Agron Duka u shpreh se Erion Veliaj e ka pohuar që sporti është një ishull që nuk e kontrollojnë.
Duka shtoi se mësymja në bizneset e familjes Duka nuk është rutinë, pa ka qenë i menjëhershëm dhe se theksoi se nëse preket një biznes preket thelbi i kapitalizmit.
Duka: Veliaj e ka thënë që sporti është një ishull që nuk e kontrollojnë. Arrogancë që ja kemi ushqyer edhe ne të opozitës. Duhet të ketë reagim edhe nga biznesi. Mësymja në biznes nuk mund të them që është e Ramës. Kontrolli nuk është rutinë, ka qenë i menjëhershëm. Kanë mësyrë me shumë njerëz dhe në mënyrë arrogante.
Në grupin tonë janë rreth 800 punonjës, ka një gjendje stresi te ata. Nëse preket një biznes preket thelbi i kapitalizmit. Duhet të kishte një reagim më të madh. Nëse shteti nuk e sheh biznesi si aleat por si armik, ka marrë fund. Besoj se është nismë e Veliajt.

