Merret i pandehur Ardjan Hajdari, anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 16:11
Merret i pandehur Ardjan Hajdari, anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit
Gjyqtari akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të pasurisë.
Ai është kallëzuar penalisht në verën e vitit 2020 nga ish-gjyqtarët dhe prokurorët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiuku dhe Ervin Metalla.
Komunikimi i akuzës është bërë nga prokurorja Enkelejda Millonai.
Kujtojmë se pas gjyqarit Luan Daci, Ardjan Hajdari është i dyti komisioner i KPA që merret i pandehur.


