Ju flet Moska - Ukraina, e pushtuar në kufijtë lindorë, pushtuese në kufijtë perëndimorë
Ukraina, e pushtuar në kufijtë lindorë, pushtuese në kufijtë perëndimorë ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Është duke u folur shumë këto kohë për konfliktin Rusi-Ukrainë, por thelbi vështirë se mund të gjendet në media, sidomos teleshikuesit që duan të dinë diçka më tepër.
Ukraina mund të shihet si një minë gjeo-politike dhe historike të lëna nga fuqitë e mëdha dhe që kanë një shpërthim të vonuar.
Ukrainën si shtet e krijoi Rusia Sovjetike, pas revolucionit të Tetorit dhe Ukraina përfitoi nga ato pushtimet që bëri Bashkimi Sovjetik.
Popullsia ruse në Ukrainë shërbejnë për të mbajtur nënë kontroll popullsisë jo ukrainase, të pushtuar nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1991 Rusia kuptoi se jo vetëm ua kishte zgjeruar kufijtë me territore të pushtuara.
Këta kanë ndihmuar që Stalini të gllabërojë këto territore dhe kur u shemb Bashkimi Sovjetik, i mbetën republikave ruse.
Tani po thotë Putini se kjo u bë se do të ishin brenda një shteti federal të Bashkimit Sovjetik, ndërsa tani do të hapen edhe njëherë.

