Andoni: Shqetësuese që po sulmohen mediat kritike me qeverinë, fushata kundër FSHF-së jo normale
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se nga përplasja mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kreut të FSHF-së, humb më shumë sporti.
Ai tha se shqetësuese në këtë mes janë sulmet ndaj mediave që kritikojnë institucionet dhe duket se ka një selektim në këtë sulm ndaj mediave kritike.
Andoni: Shumë mekanizma duhet të ishin vendosur më herët, jo para zgjedhjeve në FSHF. Gjuha e përdorur nga të dyja palët është e paarsyeshme. Humbje më të madhe në këtë mes ka pasur komuniteti i sportit. Nëse ndryshimi vjen në këtë mënyrë me sulme, nuk do të ketë ndryshim. Mendoj se ka ardhur koha që FSHF-ja duhet të jetë më transparente. Kjo situatë nuk më duket shumë normale.
Gjendemi para një vështirësia shumë të madhe që media e ndjen. Duhet të kesh prova reale për ta akuzuar dikë. Media sulmohen pasi atakojnë institucionet dhe duket se ka një selektim në këtë sulm ndaj mediave kritike. E dimë se ekziston një armatë trollesh që të sulmojnë me ato komentet e tyre fyese, por nuk më duket e arsyeshme që kjo luftë të bëhet institucion te ne, sepse po përsëritet. Pavarësisht suksesit që kanë këto hakera, kjo situatë në një farë mënyrë është një gjë e mirë për ata që atakohen pasi tregon se kanë një qasje ndaj të vërtetës.
Andoni shtoi se nuk duket normale që një fushatë e tillë të fillojë pak javë para zgjedhjeve në institucionin e FSHF-së.
Andoni: Unë do të isha i lumtur që të gjitha institucionet të ishin të hapura, por duket se nuk e duan hapjen. FSHF-ja ka një autoritete që varet nga strukturat të huaja. Nuk më duket normale që një fushatë e tillë të fillojë pak javë para zgjedhjeve në këtë institucion. Nëse ka mekanizma për të bërë transparencë, që bëhen nga institucione të pavarur, këto duhet bërë në periudha të ndërmjetme, jo në fushatë. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se shteti shqiptar, më herët, ka pësuar shumë dëme nga lufta me FSHF-në. Kam frikë se mund kemi edhe përjashtime nga institucionet ndërkombëtare.

