Shehi optimist: PD mund të fitojë 4 bashki në 6 mars, por duhet të hyjë në garë me një kandidat
Në Vorë, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, Shkodër dhe Dibër do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars. Kjo betejë elektorale e gjen PD të ndarë në dy pjesë.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se PD ka shanse të fitojë në 4 bashki nëse hyn në garë me një kandidat të përbashkët.
Shehi: Nëse do jetë një kandidat ka shumë shanse, të paktën në 3-4. Shkodër po e po, në Durrës, Lushnje, Dibër pse jo. Ka kudo shanse, por nëse do dalin 2 ose më shumë kandidatë kjo nuk ka nevojë për analizë politike, e merr vesh kushdo që është fare e pamundur.
Kështu që ne disa njerëz po mundohemi deri në fund me idenë e mirë që ndoshta ka nëj shteg për të bashkëpunuar. Nëse s'ka pastaj po shpenzojmë një palë zgjehdje për të parë se kush është më lart në hierarkinë opozitare. Ato dy pjesëza do jenë më të vogla se një e tërë që ishte bashkë. Është një ndarje me një sharrë të madhe dhe do reflektohet te qytetarët.
Zoti Shehi shtoi se kjo është një e keqe që do kalojë, por më e mira është që të kalojë tani para zgjedhjeve jo pas një viti kur të zhvillohen zgjedhjet e plota vendore.
