Tatimorët "rrethojnë" Dukën, mësyjnë bizneset në Tiranë. Agron Duka për Ora News: Nuk merret kështu FSHF

Marrja e FSHF me çdo kusht tashmë duket se është bërë qëllim i gjithë administratës shtetërore

"Pra unë mund të jem dhe më i poshtri por vetëm fakti që ekziston një sistem që e kontrollon kryetari i bashksië s'ke nga luan b*thën se të vjen Auditi, të vjen SPAK. Çfarë është ky ishull që nuk i vjen asnjeri, ishull i pavarur, San Marino në mes të Shqipërisë."

Ky premtim i Veliajt tashmë po bëhet realitet duke vënë në veprim tatimorët. Pas audio skandalit në të gjithë bizneset e familjes duka kanë zbarkuar inspektorët, fillimisht nga kompania Duka e më pas në të gjithë rrjetin e bizneseve. Koordinatorët shprehen se ky ka qenë veprim i papritur.

"Ne nuk kishim absolutisht asnjë njoftim për këtë kontroll aspak normal në gjendje presioni."

Madje zbarkimi ka shkaktuar stres dhe te punonjësit.

"Ajo që më shqetëson më shumë është gjendja psikologjike e njerëzve që punojnë këtu të cilët unë i gjeta duke u dridhur, në gjendje shoku sepse të vish të kërkosh informacione, ta thërrasësh punonjësin në një mënyrë të tillë nuk është aspak normale."

Agron Duka duket se nuk i frikësohet sulmit, por kërkon afat deri kur do të zgjasë.

"Duket një kontroll i befasishëm, i qëllimshëm, vazhdon lufta për zyrat e Federatës. Në të njëjtën kohë ka një kontroll në një supermarket të madh të Ecos, pronë e grupit Duka. Janë në Xhafzotaj te pularitë tona. Ky kombinim nuk është i befasishëm. Pashë shkresën dhe duket e qëllimshme. Nuk e di sa do vazhdojë, nuk besoj se do gjejnë ndonjë gjë. Por kur njeriu vjen qëllimisht për të kapur ndonjë gjë edhe mundet. Por ajo që na shqetëson është stresi që po mundohen të na japin në gjithë bizneset tona, sidomos punonjësve tanë.

Uroj të mos vazhdojë gjatë, ti thërrasin arsyes. Uroj që pjesë e këtij skenari të mos jetë kryeministri Rama që të mbarojë sa më shpejt ky sulm i vazhdueshëm ndaj bizneseve që më duket i pakuptimtë. Nuk merret institucioni i Federatës duke sulmuar bizneset ku hanë dhjetëra dhe qindra njerëz, nuk janë pronë vetëm e Armandos por janë disa njerëz dhe aksionerë që punojnë  në këto biznese," tha Duka.

Vetë tatimorët duket se janë detyruar të zbatojnë urdhrin e punës, edhe pse gjatë kontrollit konsumatorët ishin në ambiente.

Kontrolli tatimor pason atë të pak ditëve më parë në bizneset e familjes Duka në Durrës.

Ndërsa vetë ministrja Ibrahimaj dhe Tatimet po e konsiderojnë një procedurë normale, duhet thënë se gjithçka vjen pas publikimit të audiopërgjimit të kreut të bashkisë Veliaj nga FSHF.

Tatimorët "rrethojnë" Dukën, mësyjnë bizneset

Tatimorët "rrethojnë" Dukën, mësyjnë biznesetTatimorët "rrethojnë" Dukën, mësyjnë biznesetTatimorët "rrethojnë" Dukën, mësyjnë bizneset