Shkollat u mbyllën për 3 ditë, Malaj: I ftohti tregoi se sistemi i arsimit nuk funksionon

Këtë javë nga data 23-25 janar, shkolla ishte e mbyllur për shkak të motit të ftohtë dhe të acart.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-Ministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja tha se Ministrja me dëshirë apo pa dëshirë tregoi  se sistemi i arsimit nuk bëhet në kushtet ku janë shkollat sot

Nora Malaj: Ky urdhër për ndërprerjen e shkollës, kishte një anë të mirë dhe një anë problematike. Unë e pashë në dy qasje, në qasjen e njeriut që merr disa përgjegjësi, një qasje e një njeriut  se si do t’i sillte përgjegjësi, dhe në qasjen e situate të fundit dhe problematikave që na kanë shfaqur dhe raportet e fundit që tregojnë shkallën e vështirësisë me të cilën po përballet sistemi i arsimit pas situatës së pandemisë. 

Ministrja me dëshirë  apo pa dëshirë, pranoi që sistemi i arsimit nuk mund të bëhej në shkollat ku janë sot. Nuk ka arsim pa të ardhura. Nuk mund të kesh një mësim nëse në laboratorët ti nuk do bësh atë që është e domosdoshme. Duhet të koordinosh politikat e pushtetit lokal dhe të pushtetit vendor.

Ajo tha se i ftohti tregoi se sistemi i arsimit nuk funksionoi.

Nora Malaj: Ministrja urdhëroi  vetëm  sistemin parauniversitar, jo sistemin e kopshteve dhe të çerdheve, ku në aspektin ligjor për procesin mësimor e ka detyrim ministria kurse në aspektin e menaxhimit të jetës së përditshme e kanë bashkitë. I ftohti tregoi se sistemi nuk funksionoi, na tregoi  se ne sistemin e arsimit nuk e kemi në të gjithë Shqipërinë me të njëjtin standart. Këto probleme shfaqen te maturat shtetërore, te protestat, por edhe nuk kanë marrë zgjidhje.