SHBA mbështet zgjatjen e Vettingut, nxisin deputetët që të votojnë amendamentet kushtetuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 19:33
SHBA-të nxisin Kuvendin e Shqipërisë të votojë zgjatjen e afateve të Vettingut nga ana e të gjithë deputetët.
Ambasada e SHBA-ve ka shpërndarë postimin e drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, EU NEAR në Twitter.
Aty theksohet se SHBA mbështet integrimin evropian të Shqipërisë dhe është dakord lidhur me amendamentin kushtetues që zgjat Vettingun dhe që mban Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit.
“SHBA mbështet integrimin evropian të Shqipërisë dhe është dakord lidhur me amendamentin kushtetues që zgjat Vettingun e që mban Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit. Vazhdo të ecësh para!”

