Incineratorët, Gështenja: Mazhoranca po pengon hetimet, PD do të çojë në SPAK çdo informacion që ka

Deputeti i PD  Lefter Gështenja, ka folur rreth aferës së incineratorëve, ku në pranga ka rënë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Deda, është shprehur se në komisionin hetimor që është ngritur për hetimin e kësaj çështje, ka pasur  një pengesë nga ana e mazhorancës për të penguar këto hetime.

Lefter Gështenja: Menjëherë pas fillimit të punës në Parlament nga ana e PD është kërkuar të ngrihet një komison hetimor për hetimin e 3 incineratorëve. Me fillimin e punës së Komisionit është bërë një punë e mirë.  Nga ana e mazhorancën në të gjitha mbledhjet që ne kemi realizuar në Komisionin Hetimor ka pasur një pengesë për ta zvarritur  procesin për hetimin e incineratorëve.  Me aq dokumente sa ne na kanë ardhur tregojnë se është shkelur procedura.

Ai tha se përsa i përket incineratorit të Elbasanit nuk ka një procedurë të mirëfilltë, ndërsa shtoi se institucionet nuk u kanë dhënë informacion në lidhje me këtë çështje.

Lefter Gështenja: Rasti i Elbasanit është unikal sepse nuk ka procedurë të mirëfilltë. Kemi një marrëveshje private. Ne duhet t’I shkojmë deri në fund këtij hetimi. Mazharonca ka pasur  predispozicion maksimal, për ta shmangur si proces. Institucionet e qeverisë, ministritë, drejtoritë e përgjithshme që kishin lidhje me këto procedura nuk na kthenin përgjigje. Ne nuk kemi një informacion të plotë për të fituar tamam këto hetime. Institucionet nuk japin informacion për këto procedura. Mazhoranca në mbledhjen e fundit që kishim nuk miratoi planin hetimor.

Ky Komision dhe  pse  nuk e ka përfunduar të gjithë procesin e hetimit, një  produkt ky komision e dha.

Koka nuk është koka Iikëtij procesi, për mua është i gjithë zinxhiri. Nga informacionet që ne kem, i gjithë zinxhiri që ka proceduar në vendimarrjen e këtyre incineratorëve duhet të shkojë para drejtësisë.

Ndër të tjera ai tha se për incineratorin e Tiranës janë dhënë para por asnjë nuk funksionon. Më tej ai shtoi se për incineratorin e Elbasanit janë dhënë 3 milionë euro më shumë nga fondi që kishte.

Lefter Gështenja: Në rastin e Tiranës, dimë se sasia e mbetjeve urbane  është e konsiderueshme. Janë dhënë para për incineratorët që nuk janë në funksionojnë. Icineratori i Elbasanit edhe pse kishte një fond prej 21 milionë euro, ka marrë gati 3 milionë më shumë. Ne do hedhim hapa tjetër, këtij hetimi do i shkojmë deri në fund. Të gjitha informacionet që kemi dhe ato që do marrim në vijim do i denoncojmë në SPAK.