"Po na ftojnë në krim duke na marrë banesat", banorët e Laprakës kallëzojnë në SPAK Kadastrën dhe Salillarin
Banorët e Laprakës që preken nga projekti i Unazës së Madhe depozituan sot në SPAK një kallëzim penal ndaj Kadastrës shoqërisë Salillari që ka përfituar këtë tender për të cilin kanë dyshime për mënyrën si është fituar.
"Kallëzimi penal është depozituar në SPAK. Banorët presin që në 2006 që presin legalizimin e banesave të tyre të ndërtuara dhe më herët, nuk kemi asnjë VKM shpronësimi apo procedure të ndjekur për shpronësimin e banorëve" tha përfaqësuesja ligjore e banorëve.
Këto 3 shenja nuk e durojnë të ftohtin, ja cilat janë
25 Janar, 13:08
Janë 700 banesa me rreth 2000 familje që preken nga projekti.
"Është kallëzuar Kadastra dhe kompania që ka fituar tenderin. Nuk respektohet e drejta e proësisë, po shkelen të gjitha ligjet shqiptare. I bëj thirrje institucioneve vendore dhe qëndore të dialogojnë, të japin një zgjidhje dhe të vijojnë më pas projektin e Unazës së Madhe. Edhe ne do trajtohemi njësoj si banorët e 5 Majit, është e sigurt. Protesta është mënyrë demokratike për të shfaqur pakënaqësitë. Këta po na ftojnë në krim, po na marrin banesat. Frikë kemi por nuk duam të bëhemi precedent si Astiri dhe 5 Maji."
Projekti pritet të nisë në shkurt, ndërkohë banorët nuk e dinë akoma se çfarë do të ndodhë me ta.

