Balla mbron Veliaj: Reagimi i mikut tim ishte në mbështetje të drejtësisë, ligji do të godasë këdo

Ndërsa kryeministri, Edi Rama, ka heshtur këto dite gjatë përplasjes së kryebashkiakut socialist të Tiranës dhe FSHF, Taulant Balla kryetari i grupit parlamentar i PS,  doli hapur në mbrojtje të Erion Veliajt.

"Jo FIFA dhe UEFA, po Jezusi me Muhamedin të zbresin, nuk e ndalin dot këtë. I vetmi ishull që ka mbetur komplet pa vënë dorë është futbolli".

Këto deklarata të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndaj drejtueseve të FSHF janë parë nga partia e tij si një sjellje normale.

Kryetari i grupit socialist, Taulana Balla, jo vetëm nuk është distancuar nga sjellja e paprecedentë e Kryebashkiakut, por nga Fieri në krah të Ambasadorit rumun mori në mbrojtje anëtarin e kryesisë së PS, Veliaj.

Sa herë që gjenden në vështirësi socialistët tundin flamurin e drejtësisë, si instrumenti që i jep zgjidhje kundërshtarëve të tyre.

Balla: Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës dhe në çdo rast duhet të bëjnë detyrën për çdo lloj forme kërcënimi apo akti terrorist. Nuk duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt sa kohë që insitucuionet e drejtësisë dhe policisë bëjnë detyrën e tyre. Edhe reagimi i kolegut tim, mikut tim, Erion Veliaj ka qenë një reagim shumë mbështetës në dobi që të hetohet çdo lloj tentative për të intimiduar këdo, përfshirë dhe presidentin e Federatës. Unë besoj që shumë shpejt policia dhe prokuroria do të vendosin para ligjit për një ndëshkim shembullor të kujdo që përdor dhunën, akte të tilla terroriste, përdor kërcënimet… Nuk e di ku e gjen burimin e kësaj por ajo që është e rëndësishme është se ligji do të godasë fort këdo.

Qëndrimi i Ballës në mbështetje të tij është i pari reagim nga PS, forcë e cila e ka kaluar në heshtje këtë skandal, por meritë për këtë ka edhe opozita e Lulzim Bashës me reagimin e tij për këtë situatë vetëm me një status në tëitter në orët e vona të së hënës.