Pas krimit, Floriani u vetëdorëzua në polici: Mora gjakun e babait

Detaje të reja nga vrasja që tronditi qytetin e Lezhës paraditen e 24 janarit 2022. Floriani vetëm 17 vjeç vrau Lekë Lekgjonaj, vëllanë e autorit të vrasjes së babait të tij.

Burimet bëjnë me dije se adoleshenti, Florian Përvathi është vetëdorëzuar vetë në polici. Armën e krimit e ka lënë tek zyra e informacionit dhe ka treguar se vrasjen e kreu për hakmarrje.

Adoleshenti ndodhet në gjëndje të rënduar psikologjike dhe policia ende nuk e ka marrë në pyetje.

Floriani ishte rritur me gjyshërit pasi pas vrasjes së të atit dhe vetëvrasjes së të ëmës. 

17 vjeçari deri më tani nuk ka treguar si e siguroi pistoletën me të cilën vrau fqinjin ashtu sikurse nuk ka dhënë detaje kush e dërgoi në Polici

Florin Përvathi vetëm 17 vjeç ekzekutoi për vdekje 65- vjeçarin Lek lekgjonaj, i cili ndodhej në oborrin e banesës së vëllait të tij në Manati të Lezhës. Policia thotë së vrasja është kryer për çështje gjakmarrje pasi në vitin 2009 i vëllai i viktimës ka vrarë babain e autorit të krimit.