Greqia shtyn masat anti-Covid deri me 7 shkurt, test të shpejtë ose PCR për të kaluar kufirin
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
- Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
- Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
-Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
- Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.
Pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafë Botës funksionojnë gjatë 24 orëve.
Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

