"Vijnë një orë e ikin, 4 netë pa drita", banorët e Hotit protestë para OSHEE Shkodër

Banorë të Hotit në Shkodër, ankohen se po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike këto ditë kur vendi është përfshirë nga temperaturat nën zero. Në reagim, drejuesit e OSHEE, thanë se shkak për situatën janë bërë vetëm difektet e shkaktuara nga moti i keq.

Ndërprerjet sipas tyre të vazhdueshme të energjisë elektrike në mes të acarit të dimrit janë kthyer në shqetësim për banorët Hotit në Shkodër

Këtë të martë një përfaqësi protestoi para zyrave të drejtorisë lokale të  OSHEE.

Një përfaqësi u prit në një takim me dyer të mbyllura nga përgjegjes të institucionit nga ku dolën të pakënaqur me sqarimin.

Ndaj paralajmëruan përshkallëzim të protestave në rast se problematika nuk zgjidhet.

"Jam banor i Hotit të Ri, tash katër netë nuk kemi drita. Vijnë një orë dhe ikin, si me qenë në mesjetë. I paguajmë si më i miri dhe kur vijnë tensioni është shumë i dobët, nuk punojnë pajisjet. Jemi pa drita, nesër bllokojmë rrugën."

"I kemi pyetur pse fiken dritat në të njëjtin orar? Fryn erë, bie shi? Hoti i Ri është pa drita. Në temperatura -5 Gradë nuk është normale me i fik dritat."

"Para dy ditësh mu djeg lavatriçja, plasi prej dritave".

Në përgjigje, drejtuesit e OSHEE në Shkodër mohuan që stakimet të jenë të qëllimshme siç dyshojnë banorët.

Arsyeja e ndërprerjve te energjisë në këto ditë të ftohta, sipas OSHEE, janë vetëm defektet për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës nga bora dhe ngricat që kanë përfshirë vendin.

"Afati është shumë i shkurtër, projektet janë realizuar në 2020 dhe janë për miratim në Tiranë".

"OSHEE nuk bën stakime, nëse bëjmë do i stakojmë në gjithë zonat. Kur ka defekt ka vetëm në Hot, nuk ka gjë të qëllimshme nga OSHEE".

"Vijnë një orë e ikin, 4 netë pa drita",