Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti që drejtohej nga 25-vjeçari del nga rruga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 10:58
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Shtetasi E. C., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

