Këto 3 shenja nuk e durojnë të ftohtin, ja cilat janë
Temperaturat kanë rënë në zero ditët e fundit me borën dhe acarin që mbizotëron pothuajse në të gjithë vendin.
E ndërsa shumë prej nesh kënaqen duke luajtur në dëborë dhe duke shijuar motin e ftohtë, ka dhe nga ata persona që mezi presin të veshin rrobat e banjës për të shkuar në plazh.
Pse ndodh kjo? Sepse ata e urrejnë të ftohtin.
Nëse ju duket e çuditshme dhe pyesni veten se cilët janë ata, shikoni në rrethin tuaj shoqëror personat që i përkasin shenjave të mëposhtme dhe pyetni nëse i duan apo jo ditët e acarta të dimrit.
Gaforrja
I pëlqen ideja e të qendruarit pranë oxhakut, duke pirë çaj të nxehtë ose çokollatë, por e urren të ftohtin. Që një gaforre të dalë nga shtëpia në dimër, duhet të ketë ndodhur diçka shumë e rëndësishme ose duhet të jetë e sigurt se do të shkojnë në një vend po aq komod dhe të ngrohtë sa shtëpia.
Luani
Mbreti i zodiakut do të donte të jetonte përgjithmonë në stinën e verës. Dimri e kufizon atë. Nuk e lejon të tregojë talentin, pamjen madhështore, njohuritë dhe aftësitë e tij drejtuese. Për një Luan të jesh në shtëpi dhe të qëndrosh i mbyllur derisa të kalojë i ftohti, është ide më e mirë sesa të dalësh me shumë shtresa rrobash që do të fshehin siluetën e tij/saj të përsosur.
Peshqit
Vështirë se do ta bindni një person që i përket kësaj shenje të dalë në dimër. Edhe nëse insistoni përgjigja e tyre për të dalë gjatë dimrit do të jetë jo dhe vetëm jo, pasi temperaturat që mbizotërojnë në këtë stinë i shkaktojnë neveri të madhe. Kur të vijë pranvera dhe të dielli të dalë sërish, atëherë do të pranojë çdo ftesë për të dalë.

